Arsenal vuan shumë ndaj Nottingham Forest, Madueke “heroi” i londinezëve (video)

Arsenal vuan shumë ndaj Nottingham Forest, Madueke “heroi” i londinezëve (video)

18 Tetor 2026 19:27 Telesport Arsenal ka fituar 0-1 në transfertën ndaj Nottingham Forest, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Premier League. Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rrezik konkret për të dy skuadrat. Rasti i vetëm i pjesës ishte në minutën e 26-të, ku goditja me kokë e Gabriel pas krosimit nga këndi, u ndal me kokë nga mbrojtësi kundërshtar. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Në minutën e 67-të, sërish Gabriel provon të shënojë sërish me kokë, por topi përfundon pak sipër traversës. Sfida u zhbllokua në minutën e 80-të, ku Noni Madueke gjeti rrjetën me një goditje të fuqishme brenda zonës. Në minutën e 90+2, Nottingham Forest kishte shansin e artë për të barazuar shifrat, por goditja...