Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arsenal-PSG formacionet zyrtare, nuk ka vend për surpriza
👁10624
Luhet sonte në “Emirates” akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së. Një sfidë ku nuk ka favoritë dhe çdo gjë është e hapur. “Topçinjtë” vijnë në gjysmëfinale pasi eleminuan pretendentin kryesor në fillim të sezonit për të fituar Champions League, Real Madridin. PSG vjen në gjysmëfinale pasi eleminoi ekipin e dytë anglez, Aston Villa-n, pasi më parë kishte eleminuar Liverpool-in dhe tani synon të nxjerrë jashtë kompeticionit ekipin e tretë anglez. Londinezët vijnë më disa mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh, ndërsa parizienët nuk kanë asnjë mungesë dhe janë në kapacitetin e tyre të plotë....