Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Arsenal fiton Champions League, Sanderland kthehet në Premier, Aberdin shokon Selltik, Leh Poznan kampion në ‘Ekstraklasa’
👁10462
Leh Poznan u bë kampioni i ri i Polonisë këtë pasdite. Në javën e fundit të kampionatit polak (Ekstraklasa) kampionia e re fitoi në shtëpi kundër Piast Glivice 1-0, e cila vendosi çështjen e titullit në kurriz të Rakov me vetëm një pikë (70 kundër 69) për një sezon emocionues. Heroi ishte Afonso Souza, autori i golit të vetëm dhe vendimtar. Mbi 41,000 tifozë festuan në Bulgarska. Ndërkohë në Skoci në ‘Hamden Parg’ (Rejnxhers) u luajt finalja e Kupës mes Aberdin dhe Selltik. Pas kohës prej 120 minutave rezultati mbeti i barabartë 1-1. Me penallti (4-3) fitoi trofeun Aberdin. U...