Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil
Showbiz E Mërkurë, 6 Gusht 2025 09:41 Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë. Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku nisur edhe pushimet në jugun magjik, në Ksamil. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ku ndau me miliona ndjekës një fotografi mahnitëse të bregdetit shqiptar. Në imazh shfaqej një peizazh me ujëra të kristalta dhe perëndimi i diellit. “Arrita në shtëpi në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi ajo.