Arrihet marrëveshja: Wilder sfidë me kampionin e peshës “cruiserweight”, dueli në mbrëmjen e madhe Joshua-Fury

Arrihet marrëveshja: Wilder sfidë me kampionin e peshës “cruiserweight”, dueli në mbrëmjen e madhe Joshua-Fury

5 Nëntor 2026 10:58 Telesport Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të përballet me australianin e pamposhtur Jai Opetaia (31 fitore, asnjë humbje). Kjo sfidë do të zhvillohet më 11 dhjetor, në Kardif. Përballja mes tyre do të zhvillohet në peshën e rëndë dhe do të jetë pjesë e mbrëmjes magjike ku do të duelojnë edhe Tyson Fury kundër Anthony Joshua. Mësohet se të dyja palët kanë arritur një marrëveshje për zhvillimin e këtij dueli. Wilder (45 fitore, 4 humbje e 1 barazim) ka mbajtur titullin e peshës WBC, ndërsa Opetaia vjen nga pesha “cruiserweight” (pesha deri 92kg), ku mban titullin WBA dhe atë Ring Magazine të këtij Divizioni. Ky duel do të shënojë debutimin e Opetaia në peshën e...