Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Arrihet fundi i luftës/ Trump i lumtur: Takimi i Witkoff me Putin ishte jashtëzakonisht produktiv
Teksa Shtëpia e Bardhë paralajmëron vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë të premten, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është bërë “përparim i madh” drejt paqes në Ukrainë, pas një takimi të ngushtë mes të dërguarit të tij Steve Witkoff dhe presidentit rus Vladimir Putin në Moskë. Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump u shpreh optimist për ecurinë e bisedimeve, duke nënvizuar mbështetjen edhe nga aleatët europianë. “I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim jashtëzakonisht produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. U bë një përparim i madh! Më pas informova disa nga aleatët tanë evropianë. Të gjithë janë dakord se kjo luftë duhet të përfundojë dhe ne do të punojmë drejt këtij qëllimi në ditët dhe...