Arrestohet shoferi që tentoi t’u jepte ryshfet policëve

Arrestohet shoferi që tentoi t’u jepte ryshfet policëve

Një shofer problematik u ndalua dje nga policia, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq. Ndaj tij, policia përgatiti një tiketë për kundërvajtje, por i dyshuari tentoi t’i ikte obligimit, duke u ofruar para zyrtarëve policorë. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka shoqëruar në stacion policor. Pas intervistimit, ai u dërgua në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”. Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu. JOQ Sondazh
Burimi: Joq-albania.com