Arrestohet një tjetër i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan

Arrestohet një tjetër i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan

Ministri i Brendshëm në largim i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur arrestimin e një tjetër të dyshuari për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë protestave të dhunshme të 29 majit 2023 në Zveçan.Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se pret që drejtësia të veprojë pa asnjë kompromis ndaj personit të ndaluar. “Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cënuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar. Mbi ta do të veprohet pa asnjë kompromis”, theksoi ministri.Ai shtoi se Republika e Kosovës nuk ka...
Burimi: Diasporashqiptare.al