Arrestohet një i huaj në pikën kufitare të Kakavisë

Arrestohet një i huaj në pikën kufitare të Kakavisë

I dënuar me 12 vite burg në Greqi, kapet në Kakavijë shqiptari Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar të kërkuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Shqiptari është ndaluar teksa kthehej në atdhe për të festuar Pashkët. Ai është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave të policisë greke në Kakavijë. Ai rezultoi i dënuar nga Gjykata Njëanëtarëshe e Apelit në Athinë më 12 vjet heqje lirie për grabitje dhe vjedhje të rëndë. Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Janinës.
Burimi: Syri.net