Arrestohet një 50-vjeçar shqiptar në Greqi, akuzohet për kultivim të bimëve narkotike

Arrestohet një 50-vjeçar shqiptar në Greqi, akuzohet për kultivim të bimëve narkotike

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, nën akuzën për përfshirje në kultivimin e bimëve narkotike në një plantacion marijuane të zbuluar në verën e vitit 2023 në zonën e Ano Symit, në Viannos të Kretës. Arrestimi u bë pas një deklarate të dhënë nga një oficer policie i Departamentit të Krimit të Organizuar në Kretë gjatë muajit shkurt, që çoi në ndjekjen dhe ndalimin e të dyshuarit. Për të njëjtin plantacion është identifikuar si i përfshirë edhe një tjetër shqiptar, 39 vjeç. Ndërkohë, autoritetet janë ende në pritje të konfirmimit të një gjurme gishti të pashoqëruar (të ashtuquajtur “jetim”)...
Burimi: Sot.com.al