Arrestohet në Zvicër shqiptari, sekuestrohen 2.7 kg kokainë dhe heroinë, paratë i investonte në Shqipëri

Arrestohet në Zvicër shqiptari, sekuestrohen 2.7 kg kokainë dhe heroinë, paratë i investonte në Shqipëri

Policia e Lucernës në Zvicër ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan rreth 2.7 kilogramë kokainë dhe afërsisht 30 gramë heroinë. 49-vjeçari u arrestua më 12 gusht në Emmenbrücke, pas një hetimi të zhvilluar nga Policia e Lucernës. Sipas autoriteteve, shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Zvicër në fillim të muajit gusht dhe dyshohet se kishte ardhur në vend me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Hetimet e policisë kanë zbuluar se para arrestimit, ai dyshohet se kishte shitur kokainë dhe heroinë te të paktën 20 persona. Sipas hetuesve, një pjesë e të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i dyshuar kriminal ishte transferuar në një llogari bankare në Shqipëri. Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi rreth 2.7 kilogramë kokainë dhe...