Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arrestohet në Tiranë autori i vrasjes së 65-vjeçarit në Klos/ Kushëri me viktimën, dyshohet me probleme të shëndetit mendor
👁7036
Autori i vrasjes së 65-vjeçarit në Klos është arrestuar në Tiranë këtë mëngjes. Mësohet se autori është kushëri me viktimën Selim Velsula. Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Velsula u gjet mbrëmjen e së mërkurës buzë rrugës në Xibër pa shenja jete. Viktimës i janë gjetur disa plagë me thikë në trup, teksa policia po punon për zbardhjen e detajeve. Nuk dihet ende motivi i vrasjes së 65-vjeçarit, ndërsa pritet dëshmia e autorit. Top Channel