Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Arrestohet në Fier ish nënkryetarja e Bashkisë
Policia ka zhvilluar një operacion në Fier ku raportohet se ka disa persona të arrestuar. Mësohet se ndaj ish nënkryetares së Bashkisë, Adela Hysenaj është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”. Një operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit , në bashkëpunim me Policinë Vendore, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka vënë në pranga disa persona mes të cilëve spikat emri i ish nënkryetares së bashkisë Fier , Adela Hysenaj. Burime të sigurta zyrtare bëjnë me dije se Hysenaj ndodhet në arrest shtëpie , ndërkohë që operacioni vijon.