Arrestohet Leli Kaja, administratori i inceneratorit të Elbasanit. SPAK: Mori 400 mijë lekë ryshfet
Administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja, është vënë në prangat e Policisë, pas një operacioni të SPAK dhe BKH. SPAK bën të ditur se Leli Kaja u prangos në flagrancë, pas dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Po ashtu, përmes njoftimit SPAK bën të ditur se gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara. Njoftimi i SPAK-ut Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal. Arrestimi u krye në...
Burimi:
kohajone.com