Arrestohet i riu në Gjirokastër, tentoi të gënjente policët me patentë greke të falsifikuar. Në banesë i gjejnë radio dhe dylbi

Arrestohet i riu në Gjirokastër, tentoi të gënjente policët me patentë greke të falsifikuar. Në banesë i gjejnë radio dhe dylbi

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, leje drejtimi të shtetit grek, që dyshohet se është e falsifikuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 2 radio si ato që përdor Policia dhe 1 palë dylbi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me dokumentin e falsifikuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: Argjiroja.net