Arrestohet ditën e sotme polici i burgut të Drenovës/ Myrte nën përgjim, zbulohen veprimtaritë e tij

Arrestohet ditën e sotme polici i burgut të Drenovës/ Myrte nën përgjim, zbulohen veprimtaritë e tij

Është arrestuar ditën e sotme një polic i burgut të Drenovës. Burimet bëjnë me dije se ka qenë prokuroria që prej disa muajsh e ka vendosur në përgjim policin Rudenc Myrte ndërsa sipas të dhënave, dyshohet se Myrte fuste në burg lëndë narkotike dhe sende të paligjshme. Dyshohet se ai ka futur brenda ambjenteve të burgut doza lëndë narkotike kanabis ndërsa u arrestua nga autoritetet pas urdhërit të prokurorisë. Pritet në vijim njoftimi zyrtar lidhur me rastin.
Burimi: Sot.com.al