Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arrestohet 36-vjeçari në Tiranë, dhunoi vjehrrën dhe e bëri për spital
Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës. Për shkak të dhunës, vjehrra e shtetasit të arrestuar E.L, përfundoi në spital. Policia njofton se pasi mori mjekim, e lënduara kali në banesë. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij, e cila pasi mori mjekim në spital, kaloi për në banesë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.