Arrestohet 29-vjeçari, transportonte pistoleta për trafikim
Një 29-vjeçar nga Kruja është arrestuar në Kamëz gjatë operacionit policor të koduar “LAST DRIVE II”, pasi dyshohet se transportonte me automjet një pistoletë me qëllim trafikimin e saj. Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë, një armë gjahu pa leje së bashku me 50 fishekë, automjetin, një celular dhe një bllok shënimesh ku dyshohet se ishin regjistruar shuma të ndryshme parash. Sipas policisë, 29-vjeçari ishte dënuar më parë për trafikimin e mjeteve motorike. Ndaj tij ka nisur edhe hetimi pasuror, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të trafikimit të armëve dhe municionit dhe fshehjes së të ardhurave.
Burimi:
kohajone.com