Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestohet 28-vjeçari nga Prizreni/ Kapet në kufi me armë zjarri të fshehur në makinë
Gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të RSH-së, u zbulua një pistoletë dhe municion luftarak të fshehur brenda mjetit. Policia Kufitare në Morinë ka parandaluar një tentativë për trafikim të armëve zjarri në territorin shqiptar. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një 28-vjeçar nga Prizreni. Arma, municioni dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale, ndërsa hetimet po vijojnë. Njoftimi i policisë: Morinë, Kukës Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, në Shqipëri. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit ku u gjet e fshehur arma e zjarrit pistoletë. Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak...