Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestohet 26-vjeçari/ Theu arrestin shtëpiak, përndiqte dhe nxiste të miturin që të përdorte drogë
Masa ishte vendosur ndaj të riut për veprën penale “Përndjekja”. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 26-vjeçari ka përndjekur një 12-vjeçar dhe e ka nxitur atë për përdorimin e substancave narkotike. Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi u kap në flagrancë jashtë banesës, duke shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Largimi i...