Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit/ Kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit
Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Peqinit, pasi u kap duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularit, ndërsa kundërshtoi me forcë edhe punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit. Në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bën me dije se në kuadër të kontrolleve për goditjen e lojërave të fatit, u identifikua një rast në një lokal në pronësi të shtetasit B. Rr., 20 vjeç, banues në Peqin. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një telefon celular që përmbante faqe të dedikuara për organizimin e lojërave të fatit,...