Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Arrestohen tre kryebashkiakë të opozitës në Turqi
Autoritetet turke kanë arrestuar tre kryetarë të tjerë bashkie nga Partia Republikane Popullore (CHP), partia kryesore e opozitës, nën dyshimin për korrupsion. Ata janë kryebashkiaku i qytetit jugor të Adanasë, Zeydan Karalar, kryebashkiaku i Adiyamanit në Turqinë lindore, Abdurahman Tutdere dhe kryebashkiaku i Antalyas, Muhittin Bozcek. Nënkryetari i bashkisë Buyukcekmece në Stamboll, Ahmet Şahin, u arrestua gjithashtu. Kryetari i bashkisë së të njëjtit qytet është tashmë në paraburgim. Të martën, më 1 korrik, ish-kryetari i bashkisë së Izmirit, Tunç Soger, u arrestua si pjesë e një urdhër-arresti kundër 157 zyrtarëve të bashkisë dhe CHP-së. Kjo është vala e dytë e madhe e arrestimeve të kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të CHP-së,...