Arrestohen në Angli 6 shqiptarë të kërkuar në 4 shtete evropiane

Arrestohen në Angli 6 shqiptarë të kërkuar në 4 shtete evropiane

Gjashtë shqiptarë që i fshiheshin drejtësive të disa vendeve europiane janë prangosur për qëllim ekstradimi në Angli. Të dhënat e gjykatës së ekstradimeve City of Westminster Magistrates’ Court në Londër, të disponuara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, tregojnë se shqiptarët, të cilët kishin zgjedhur si vend fshehjeje Anglinë, kishin kartela të kuqe kërkimi në Austri, Itali, Greqi dhe Luksemburg. Pjetër Lusha, 35 vjeç, është arrestuar në Angli pasi Austria kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, pasi ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Seanca e radhës e procesit të ekstradimit ndaj tij do të zhvillohet më 6 nëntor 2026. Korado Memushaj, 46 vjeç, është arrestuar në West Yorkshire. Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik droge. Memushaj është duke i...