Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arrestohen bashkëpunëtorët e “Zotit” shqiptar të drogës në Itali
Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande kriminale të lidhur me Elvis Demçen. Sipas mediave të huaja, Gjykata e Romës ka lëshuar 14 urdhra-arresti, por vetëm 11 prej tyre u ekzekutuan. Tre personat e tjerë mësohet se janë shpallur në kërkim. Të dyshuarit akuzohen për bashkëpunim në trafikun e drogës. Hetimet e nisura në janar të vitit 2022, çuan në shpërbërjen e një organizate kriminale që i atribuohet Elvis Demçes, “Zotit të Drogës” një shtetas shqiptar, i konsideruar si një figurë qendrore në menaxhimin e trafikut të drogës midis Lacios dhe...