Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Një ekskursion shkollor i gjimnazistëve nga Durrësi në qytetin e Kotorrit në Mal të Zi është kthyer në një ngjarje të papritur dhe dramatike, pasi katër nxënës përfunduan të ndaluar në komisariat pas një konflikti me një shtetase malazeze. Pavarësisht versioneve të ndryshme të qarkulluara në media në fazën e parë, e vërteta zyrtare e ngjarjes është sqaruar përmes qëndrimit të Ambasadës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe dëshmisë së Anton Hasan Papajt, babait të njërit prej nxënësve të përfshirë, i cili ishte i ftuar në një lidhje direkte. Sipas reagimit të ambasadës të dhënë për emisionin “Në Kohë Reale” katër nxënësit u ndaluan më 31 tetor në Kotorr dhe u liruan pa dënim më 1 nëntor, pas përfundimit të seancës gjyqësore, duke u...