Arrestimi i Ergys Agasit, gazetari ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin
Gazetari Artan Hoxha e cilësoi arrestimin e Ergys Agasit, të të pandehurit për dosjen e AKSHI-t, si një “dorëzim të kontrolluar”. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, gazetari theksoi se Agasi ka lëvizur në Tiranë në mënyrë të pashqetësuar, dhe se pas muajsh në arrati, atij iu hoq “imuniteti”. “Është një arrestim pas 10 muajsh, jo se Agasi ishte njeri nuk e dinin se ku ishte. Thjesht pas 10 muajsh imunitet, Ergys Agasit iu hoq imuniteti dhe u ndal zbuluar që ta arrestonte shoferi i grupit të gatshëm të Komisariatit të Durrësit dhe një polic i shqiponjave. Një personazh kaq i madh me këto lidhje dhe pushtet, e kapin dy policë të grupit të gatshëm të komisariatit të gatshëm. Regjisori duhet ta bënte pak më...
Burimi:
javanews.al