Arrestimet te Bankers, Prokuroria: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, në kërkim 5 persona

Arrestimet te Bankers, Prokuroria: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, në kërkim 5 persona

Prokuroria e Fierit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aksionin te kompania Bankers Petroleum Albania Ltd. Organi i akuzës thotë se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. U lëshuan 14 masa sigurimi, 9 ekzekutohen dhe 5 të shpallur në kërkim. Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Hetimet e nisura nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe të ndjekura për 6 muaj nga organi i akuzës kanë zbuluar skemën e dyshuar mashtruese me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit. Sipas Prokurorisë, kompania nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit...
Burimi: Opinion.al