Arrestim për zjarrvënie në Kavajë, u dogj një sipërfaqe e madhe toke me pemë frutore

Arrestim për zjarrvënie në Kavajë, u dogj një sipërfaqe e madhe toke me pemë frutore

Policia e Kavajës njofton se ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar për zjarrin që ra mbrëmjen e djeshme në territorin e fshatit Kryeluzaj. Sipas informacionit të policisë, zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore. Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit G. B., 47 vjeç, banues në Kavajë. Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj. gijotina.com/