Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestim në autobus/ I kërkuar nga drejtësia italiane, shqiptari i arratisur kapet në Gjermani
Një 38-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia federale gjermane gjatë një kontrolli në një autobus turesh turistike në distanca të gjata. Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollit, policia zbuloi se shqiptari ishte në kërkim nga autoritetet italiane. Në Mynih, shqiptari u arrestua dhe u dërgua në paraburgim teksa pritet të ekstradohet në Itali. Bëhet me dije se 38-vjeçari ishte dënuar për tentativë vrasje. Në gusht të vitit 2024, ai ishte arratisur nga burgu. Që nga ajo kohë kërkimet për të kishin qenë të pasuksesshme derisa ai u zbulua gjatë një kontrolli në autobusin turistik.