Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pritë “Burgjeve”, zhduket 41-vjeçari shqiptar

Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pritë “Burgjeve”, zhduket 41-vjeçari shqiptar

Një arratisje e organizuar si në filma ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Greqi, gjatë transferimit të një të burgosuri shqiptar nga burgu i Nigritës drejt Spitalit të Përgjithshëm të Serres. Sipas informacioneve të para, rreth orës 23:30, automjeti i transportit të të burgosurve ndodhej në oborrin e spitalit, pranë pavijonit të psikiatrisë. Brenda furgonit ndodheshin 41-vjeçari dhe dy persona që, sipas raportimeve, i përkisnin shërbimit të jashtëm të sigurisë së burgut. Në atë moment, në vendngjarje u shfaqën bashkëpunëtorët e të burgosurit, të cilët lëviznin me automjete që ngjanin me ato të policisë. Nga të dhënat paraprake nuk rezulton se autorët kishin veshur uniforma policie apo se ishin paraqitur si pjesëtarë të njësisë speciale OPKE. Megjithatë, një prej automjeteve dyshohet se ishte një...