Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një pamje nga liqeni i zi në Radomirë, në zemër të Alpeve të Dibrës. “Mirëmëngjesi nga freskia e liqenit të zi në Radomirë, në zemër të Alpeve të Dibrës, ku ajri i pastër dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut,” shkruan Rama, duke shoqëruar mesazhin me një urim për një ditë të mbarë. Kreu i qeverisë ndan shpesh imazhe nga natyra shqiptare për të promovuar bukuritë e vendit, veçanërisht në stinën e verës, kur turizmi është në kulmin e tij.