Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Arnold Schwarzenegger feston 78-vjetorin: Nga “Terminator” në guvernator, një jetë si në film
Sot, më 30 korrik 2025, aktori legjendar, ish-kulturisti dhe politikani Arnold Schwarzenegger feston 78-vjetorin e lindjes. I lindur në Thal të Austrisë në vitin 1947, Schwarzenegger është kthyer në një figurë ikonë të kinematografisë botërore, politikës amerikane dhe aktivizmit mjedisor. Emri i tij është i lidhur me disa nga rolet më të famshme në historinë e filmit sidomos si “Terminator”, por edhe në filma të tjerë të suksesshëm si Predator, Total Recall, Commando dhe Conan the Barbarian. Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Hollywood, ai mori një kthesë të papritur në karrierë: në vitin 2003 u zgjodh guvernator i Kalifornisë, një...