Arne Slot do një qendërmbrojtës! Alternativat, një në Itali, një në Angli

Arne Slot do një qendërmbrojtës! Alternativat, një në Itali, një në Angli

5 Gusht 2025 16:12 Telesport Liverpool i ka befasuar të gjithë me blerjet në repartin ofensiv, por Arne Slot tani po mendon edhe për mbrojtjen. Klubi i kuq po kërkon një qendërmbrojtës dhe opsionet janë dy: Giovanni Leoni (Parma) dhe Marc Guehi (Crystal Palace). Qendërmbrojtësi 18-vjeçar italian shihet si një nga lojtarët më premtues në Europë në rolin e tij dhe nuk kushton shumë. Ndërkohë, Guehi është në vitin e fundit të kontratës me Crystal Palace. Pritet të shohim një ndërhyrje brenda javës së ardhshme, sepse Liverpool nxiton.