Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Armiku i jashtëm”/ Ekspozita me karikatura e Bashkim Shehut
Mendësia totalitare është tema që sjell shkrimtari Bashkim Shehu përmes ekspozitës Armiku i Jashtëm, që u çel në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri. Kjo ekspozitë paraqet përfytyrimet zyrtare të armikut të jashtëm nëpërmjet karikaturave të revistës politiko-humoristike Hosteni përgjatë viteve 1945-1990, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si është përfytyruar “armiku i jashtëm” në diktaturë. “Kjo ekspozitë fokusohet në 2 shtylla të totalitarizmit shqiptar, njëra është njeriu i ri dhe tjetra vetëizolimi total, i cili ishte në funksion të kontrollit total. Kjo ishte arsyeja e marrëzisë, e vetëizolimit të vendit”, shprehet Shehu. Nëpërmjet artit të karikaturës, Shehu sjell...