Armend Rexhepagiqi sonte këndon në Prishtinë/ Sibel Halimi: Ky koncert është një kumt dashurie për qytetin tonë (Video)

Armend Rexhepagiqi sonte këndon në Prishtinë/ Sibel Halimi: Ky koncert është një kumt dashurie për qytetin tonë (Video)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i dorëzoi mirënjohje dhe “Hyjneshën në Fron” artistit të njohur, Armend Rexhepagiqi, për kontributin e tij të çmuar në kulturën muzikore dhe artistike të vendit. Disa fjalë për këtë artist të madh, me këtë rast, i pati edhe drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi. Sipas saj, Armend Rexhepagiqi, na mësoi se jeta është kujtim, ndjenjë dhe ëndërr. “Në kohët kur fjala dhe kënga mbanin gjallë shpirtin e Prishtinës, zëri i tij nuk heshti kurrë”, tha Halimi. Ajo bëri të ditur se sonte mbahet koncerti i tij, e që sipas Halimit, “është një kumt...