Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Armë, 7 celularë dhe 25 mijë euro! Policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut
Policia e Shtetit ka treguar këtë të hënë detaje të reja nga operacioni i arrestimit të Flodian Plakut, i cili u vu në pranga ditën e djeshme nga Forcat Operacionale të Vlorës, pas një kohe të gjatë në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, më 15 mars 2024, në Larushk të Fushë Krujës. Në një konferencë të posaçme për shtyp, blutë bënë me dije se në momentin e kapjes “Pole Qorrit” i janë gjetur dhe sekuestruar 17 fishekë, 7 celularë dhe 25 mijë euro cash, krahas 2 amëve të zjarrit që Report Tv arriti të mësojë që në momentet e para...