Arlind Farizi: Ajo nuk dinte më ç’emër t’i vinte asaj që kishte ndodhur…

Arlind Farizi: Ajo nuk dinte më ç’emër t’i vinte asaj që kishte ndodhur…

Po mbusheshin dy javë që ura midis tyre kishte vdekur. Asnjë ferman nuk kishte shpallur shembjen e saj. Nuk kishte pasur zhurmë, as gurë që binin në ujë, as dëshmitarë, as të flijuar mitik. Thjesht, një mëngjes, fjalët nuk kaluan më në anën tjetër të telefonit. Që prej asaj dite, midis tyre rrinte një heshtje e madhe, gati shtetërore, me protokol të ftohtë diplomatik rus.Ajo nuk dinte më ç’emër t’i vinte asaj që kishte ndodhur. Dashuri ishte fjalë tepër e ndritshme për disa sy vezullues. Urrejtje – tepër e lehtë për ta përkthyer si të kundërtën e gjësë së shenjtë. Midis tyre kishte mbetur diçka më e vjetër dhe më e rëndë: një përzierje ndjenjash e moshash, mirësjelljeje të plagosur ndër brinjë nga të cilat...