ARKIVAT OSMANE – JETËSHKRIMI I PASHKO VASËS, IDEOLOGU I LIDHJES SË PRIZRENIT Fakte të reja nga vepra e mendimtarit të nacionalizmit shqiptar Nga DRITAN EGRO

ARKIVAT OSMANE – JETËSHKRIMI I PASHKO VASËS, IDEOLOGU I LIDHJES SË PRIZRENIT Fakte të reja nga vepra e mendimtarit të nacionalizmit shqiptar Nga DRITAN EGRO

Dimensionet e panjohura të autorit të projektit historiko-politik “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, viti 1879. Tradita historishkruese shqiptare u institucionalizua me vendosjen e regjimit komunist, por mbyllja tërësisht e vendit ndaj informacionit dhe materialeve arkivore me të cilat ka lidhje historia e shqiptarëve, bën që edhe sot publikimi i dokumenteve të panjohura arkivore të ofrojë të dhëna të reja mbi shumë ngjarje historike apo protagonistë të tyre. Ndërkohë, për periudhën osmane, sot më shumë sesa punohet për ta ndriçuar, mbahet vetëm qëndrim skajshmërisht kritik, madje deri në refuzim të njohjes së saj. Kjo verbëri, më së shumti e natyrës ideologjike, mëton t’i shuajë historisë së shqiptarëve një periudhë gjashtëshekullore, brenda së cilës janë mbarsur shumë nga problemet me të cilat Shqipëria përballet madje edhe...