Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Arkiva e Marubëve shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO
👁6166
Arkiva e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit është shpallur pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës nga UNESCO, duke hyrë në radhën e trashëgimive më të çmuara të njerëzimit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili e ka cilësuar këtë si një moment historik për kulturën shqiptare.“Lajm i jashtëzakonshëm! UNESCO ka shpallur arkivën e Marubëve si pjesë të “Memory of the World International Register!”, shkroi Gonxhja në rrjetet sociale. Ai theksoi se kjo është një pasuri e rrallë fotografike që nga zemra e Shkodrës ka përjetësuar...