Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Arkitektura Osmane në Shqipëri 1385-1912
Vështrim i përgjithshëm i arkitektursë osmaneBeratBurim DelvinaDurrësiElbasaniGjirokastraKaninaKavajaKorçaKrujaLezhaLeskovikuPërmetiPeqiniPetrelaPogradeciPrezë (Preza)ShkodraTepelenaTiranaVlora Për Perandorinë Osmane, tokat që sot përbëjnë Republikën e Shqipërisë, ishin një provincë e rëndësisë së dytë. Megjithatë, tokat shqiptare përbënin një zonë kufitare me vlerë të madhe strategjike, zonë e cila duhej të mbahej nën një kontroll të fortë, sepse shërbente si trampolinë e fuqishme, jo vetëm për planet ekspansioniste të osmanëve, por edhe për fuqitë e kristianizmit latin. Një fakt i tillë shpjegon historinë e turbullt të vendit në periudhën mesjetare dhe na ndihmon të kuptojmë përpjekjen këmbëngulëse të osmanëve në shekullin XV, për ta nënshtruar atë. Rëndësia relativisht e kufizuar e tokave shqiptare për Perandorinë Osmane pasqyrohet shumë qartë në arkitekturën islame të paraqitur nga mjeshtrat e rinj. Krahasuar me madhështinë e arkitekturës osmane në...