Arkeologët pretendojnë se kanë zbuluar skulpturat më të vjetra parahistorike

Arkeologët pretendojnë se kanë zbuluar skulpturat më të vjetra parahistorike

Arkeologët në Turqi kanë gjetur disa nga shembujt më të hershëm të skulpturave në vendet parahistorike që mund të lidhen me Biblën, njoftoi Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit, e cila mbikëqyri gërmimet, në fund të muajit të kaluar. Në zonën Karahan Tepe në Turqinë juglindore, ekspertët gjetën një figurë njerëzore me përmasa mbi shtatë metra të gjatë. E quajtur “një nga skulpturat më realiste të periudhës” nga Ministria, skulptura përshkruan një burrë me shprehje realiste të fytyrës, së bashku me brinjë të gdhendur, një shtyllë kurrizore dhe kocka shpatullash. Kjo mund të jetë statuja më e vjetër njerëzore e llojit të saj e zbuluar deri më tani, pasi vendi daton rreth 9 mijë 400 vjet para erës sonë. Për më tepër, një statujë tjetër...