Arbitrat e Superiores do gjykojnë në Nations League, ja cilët janë të përzgjedhurit nga UEFA!
Nuk do të jetë vetëm Kombëtarja shqiptare ajo që do të zbresë në fushën e lojës në mbrëmjen e së shtunës, por do të jetë edhe një ekip arbitrar i Abissnet Superiores. UEFA ka caktuar 6 arbitra shqiptarë që të gjykojnë një nga ndeshjet e Nations League dhe më konkretisht përballjen mes Sllovakisë dhe Moldavisë e vlefshme për Grupin 3 të Ligës C të kompeticionit Arbitër kryesor në këtë ndeshje është caktuar të jetë Juxhin Xhaja, që tashmë zgjidhet rregullisht për të gjykuar ndeshje të kompeticioneve të UEFA. Ai do të ndihmohet nga dy asistentët e tij Arbër Zalla dhe Mario Shazivari, ndërsa gjyqtar i katërt është përcaktuar Andi Koçi. Në sallën VAR, arbitër kryesor do të jetë Kreshnik Bajramaj, ndërsa asistenti i tij do...
Burimi:
javanews.al