Arbër Veliaj kundërshtoi kontrollin e zyrave, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen

Arbër Veliaj kundërshtoi kontrollin e zyrave, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Posaçëm për Arber Veliajn, që kundërshtoi kontrollet e ushtruara nga agjentët në banesën e tij dhjetorin e 2024. “Prishjen e vendimit nr. 51 (87-2025-67), datë 28.02.2025, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, tek i njëjti trup gjykues”, thuhet në vendimin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha. Vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj kundërshtoi kontrollet e zyrave dhe Apeli i kishte dhënë të drejtë SPAK-ut. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv