Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arabët e duan Lewandowskin me çdo kusht, a do ta braktisë polaku Barcelonën?
Robert Lewandowski është 36 vjeç, por pavarësisht moshës së tij, vazhdon të ketë një reputacion të madh në nivel ndërkombëtar. Dëshmia më e mirë për këtë është fakti se, sipas asaj që mëson “Mundo Deportivo”, disa klube të Ligës Saudite po e ndjekin me vëmendje situatën e tij, madje kanë kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e polakut për të mësuar gatishmërinë e tij për një ndryshim destinacioni që këtë verë. Sulmuesi veteran ka edhe një vit kontratë me Barcelonën dhe, sipas rrethit të tij më të afërt, nuk ka asnjë qëllim për të lëvizur. Robert ndihet shumë mirë te klubi blaugrana,...