Burimi:
Pcworld.al

Foto © Pcworld.al
Apple mbyll një dobësi sigurie në iPhone shfrytëzuar për sulme nga spyueri i Paragon
👁9984
Hulumtuesit zbuluan ditën e Enjte se iPhone e dy gazetarëve Europianë janë hakuar me spyuer zhvilluar nga Paragon. Apple tha se ka adresuar problemet e sigurisë që janë shfrytëzuar për të realizuar këto sulme. Citizen Labs shkruante në raport se Apple ka njoftuar hulumtuesit e saj për mbylljen e dobësisë së sigurisë me iOS 18.3.1 lançuar më 10 Shkurt. Asokohe informacionet rreth iOS 18.3.1 flisnin për adresimin e vetëm të një problemi sigurie që sulmuesit e kishin përdorur për të çaktivizuar mekanizmat e sigurisë së iPhone. Ditën e Enjte Apple përditësoi buletinin në fjalë duke përfshirë edhe detajet rreth problemit...