Aplikimet për universitet, Manastirliu: Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Aplikimet për universitet, Manastirliu: Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, sot, 3 gushti është afati i fundit që të aplikojnë për programet që dëshirojnë të ndjekin përmes portalit “U-Albania”. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u ka kujtuar të gjithë maturantëve në një postim në rrjetet sociale se “sot është dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit në raundin e parë të aplikimit në universitetet tona”. Më herët, ministrja Manastirliu bëri me dije se procesi i aplikimit dhe regjistrimit realizohet online në portalin universitar “U-Albania”. Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në...