Aplikacion për “jetën” artistike, vizitorët në Durrës kanë interes të lartë edhe për turizmin e aventurës

Aplikacion për “jetën” artistike, vizitorët në Durrës kanë interes të lartë edhe për turizmin e aventurës

Durrësi këtë verë nuk ofron vetëm turizmin detar, por edhe një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore, artistike dhe argëtuese që zgjasin gjatë gjithë sezonit turistik.Bashkia e Durrësit sjell për vizitorët evente me vlera të larta kulturore dhe artistike, duke e kthyer qytetin në një skenë verore të gjallë. Krahas turizmit detar dhe atij kulturor, gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen edhe turizmi i aventurës, që u ofron vizitorëve eksperienca të veçanta. Me mbi 3000 vite histori, Durrësi mbetet destinacioni që bashkon detin, trashëgiminë e pasur kulturore me ritmin modern të jetës dhe argëtimit. /vizionplus.tv