Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Vlora Hysenit, ish-kreu i SHISH mbetet në arrest shtëpie

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Vlora Hysenit, ish-kreu i SHISH mbetet në arrest shtëpie

Masa e “arrestit në shtëpi” ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, mbetet në fuqi. Apeli i GJKKO-së nuk ka pranuar kërkesën e saj për ndryshimin e masës së sigurisë, duke vendosur që ajo të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie. Hyseni i ishte drejtuar Apelit të Posaçëm për të kundërshtuar masën e vendosur ndaj saj në kuadër të hetimeve të SPAK-ut për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ish-kreu i SHISH-it është nën hetim për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Sipas dyshimeve të Prokurorisë së Posaçme, ajo dyshohet se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi t’i shmangej drejtësisë dhe i ka përcjellë informacione sekrete shtetërore. Agasi është një nga personat në qendër të...