Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO, rrëzohet vendimi i Dhomës së Avokatisë! Prej 2 muajsh zvarriteshin seancat
Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të pezullojë vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotimin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Prej gati dy muajsh, avokatët kishin bojkotuar proceset në GJKKO, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së gjykatës, të cilën e konsiderojnë pengesë për ushtrimin e detyrës së tyre. Bojkoti ka sjellë zvarritjen e dhjetëra seancave gjyqësore, përfshirë edhe proceset ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-presidentit Ilir Meta.
Burimi:
ntv.al