Antonelli triumfon në Austin por festa e titullit shtyhet për në Meksikë, Leclerc e Verstappen në podium

Antonelli triumfon në Austin por festa e titullit shtyhet për në Meksikë, Leclerc e Verstappen në podium

Piloti italian i Mercedes, Kimi Antonelli, triumfoi mbrëmjen e së dielës në garën e Cmimit të Madh të Amerikës në Formula 1, duke qenë vetëm një hap larg titullit kampion. Tashmë ai ka 123 pikë avantazh nga ndjekësi më i afërt dhe pas 7 ditësh, në Meksikë, ai mund të festojë. Një garë mjaft e mirë e 20-vjecarit italian, që shfrytëzoi një strategji ndryshe nga rivalët, vetëm me një ndalesë, cka e ndihmoi të triumfojë pa shumë mundim. Në vendin e dytë u rendit Charles Leclerc me Ferrari, që arriti të parakalojë Max Verstappen me Red Bull, i treti. Ferrari synoi të dërgojë të dy pilotët në podium, por Lewis Hamilton u klasifikua i katërti, shumë pranë Verstappen. Makina virtuale e sigurisë që u aplikua...